KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një organ publik, i cili, brenda autoritetit të tij, ushtron kompetenca administrative në mënyrë të pavarur nga organet e tjera publike e shtetërore dhe vepron në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucioni përgjegjës për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe referendumeve, i cili drejton dhe mbikëqyr veprimtarinë e administratës zgjedhore, monitoron veprimtarinë e subjekteve zgjedhore, organeve dhe institucioneve shtetërore dhe të medias në raport me zgjedhjet, si dhe zgjidh në rrugë administrative kërkesat apo ankesat që kanë lidhje me procesin zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbëhet nga: Komisioneri Shtetëror të Zgjedhjeve, është një organ monokratik, që ushtron kompetencat ekzekutive, drejton administratën e KQZ-së dhe përfaqëson KQZ-në në marrëdhëniet me të tretët. Komisioni Rregullator, është një organ kolegjial i përbërë nga 5 anëtarë, kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) një organ kolegjial, i përbërë nga 5 anëtarë, i cili është kompetent për shqyrtimin e ankimimeve administrative dhe për vendosjen e sanksioneve për shkelje të ligjit zgjedhor. Misioni ynë është të mbështesim zhvillimin e kulturës zgjedhore, të ofrojmë aksesueshmëri në mënyrë të barabartë në shërbime efektive e bashkëkohore për zgjedhësit dhe palët në proces, si dhe të zhvillojmë procese zgjedhore të sigurta në përputhje me standardet ndërkombëtare të besueshmërisë. Veprimtaria e KQZ zhvillohet bazuar në parimet e pavarësisë, paanshmërisë, integritetit, transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies, etikës profesionale, përfshirjes dhe barazisë gjinore.
Total Visits
Avg. Visit Duration
Pages per Visit
Bounce Rate
Registration Date
Month | Traffic |
---|---|
2025-02 | 271.028 |
2025-03 | 238.385 |
2025-04 | 69.619 |
Source | Traffic Share |
---|---|
direct | 45.85% |
search | 39.56% |
referrals | 11.19% |
social | 2.82% |
paid referrals | 0.46% |
0.08% |
Region | Percentage |
---|---|
AL | 60.71% |
IT | 11.81% |
SE | 7.08% |
United States | 6.41% |
Germany | 6.32% |
Keyword | Traffic | Volume | CPC |
---|---|---|---|
lista e zgjedhesve 2025 | 10 | 100 | $0.00 |
kqz albania | 179 | 1,790 | $0.00 |
kqz | 1,340 | 13,400 | $0.00 |
kqz shqiperi | 70 | 700 | $0.00 |
komisioni qendror i zgjedhjeve | 274 | 2,740 | $0.00 |